Lajme

Aliu viziton lojtarët dhe drejtuesit e Klubit të Futbollit “Tefik Çanga”: Me suksese të të jashtëzakonshme po ngjit majat e futbollit vendor

09/22/2025 18:48
nga:G B

Kandidati i PDK-së për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, ka vizituar sot lojtarët dhe drejtuesit e Klubit të Futbollit “Tefik Çanga” në fshatin Tërrn, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky klub me suksese të jashtëzakonshme po ngjit majat e futbollit vendor, me punën e palodhshme të udhëheqjes së klubit, lojtarëve, bizneseve dhe gjithë komunitetit të këtij fshati.

Postimi i tij i plotë:

Vizitova sot lojtarët dhe drejtuesit e Klubit të Futbollit “Tefik Çanga” në fshatin Tërrn klub ky që me suksese të jashtëzakonshme po ngjit majat e futbollit vendor, me punën e palodhshme, angazhimin e pamatë të udhëheqjes së klubit, lojtarëve, bizneseve dhe gjithë komunitetit të fshatit Tërrn.