Lajme

Slivova piktoreske por e neglizhuar/ Bekë Berisha e Xhevahire Vllasaliu flasin për sfidat e shumta të këtij fshati

09/21/2025 22:44
nga:G B

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka vizituar fshatin Slivovë, që thotë se është fshat piktoresk me njerëz punëtorë e zemërgjerë, por me ndjenja të thella të neglizhencës, raporton Gazeta Blic.

Ai u prit nga Xhevahire Vllasaliu, kandidate për Asamblenë Komunale, e cila e njeh nga afër realitetin e Slivovës.

“Të dy zhvilluan një diskutim të thellë për sfidat e përditshme që përballen banorët: mungesa e investimeve, infrastruktura e degraduar, shërbimet bazë që mungojnë dhe ndjenja e braktisjes nga institucionet qendrore”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Slivova flet me zë të lartë: “Nuk është bo sa duhet këtu.”.

Slivova, një fshat piktoresk me njerëz punëtorë e zemërgjerë, por me ndjenja të thella të neglizhencës.

Beka u prit ngrohtësisht nga Xhevahire Vllasaliu, kandidate për Asamblenë Komunale, e cila e njeh nga afër realitetin e Slivovës.

Të dy zhvilluan një diskutim të thellë për sfidat e përditshme që përballen banorët: mungesa e investimeve, infrastruktura e degraduar, shërbimet bazë që mungojnë dhe ndjenja e braktisjes nga institucionet qendrore.

Dhe…

Duhet bo shum

#BekeBerisha #Prishtina #BekaEBon