Lajme

“A të ndihmon Hekuran Murati?”, Agim Aliu nuk komenton ministrin por thotë se u bënë penalizime e gjoba për bizneset e Ferizajt

09/19/2025 23:13
nga:Gazeta Blic

Sonte në Pressing, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, kandidat i PDK-së edhe për një mandat në këtë komunë ka folur për planet e tij.

Ai u pyet nga gazetari Valon Syla, se pse bizneset e komunës së tij janë gjobitur më së shumti, ndërsa Aliu thotë se ka qenë shqetësuese kjo pasi sipas tij, bizneset në komunën e tij, i respektojnë procedurat ligjore që kanë të bëjnë me tatime.

“Bizneset e Ferizajt janë penalizuar më shumë se cdo biznes tjetër në Kosovë. Nuk do ta kisha komentuar sepse është ndërhyrje individuale, por po flasë si masë e gjobitjes së madhe. Ka qenë shqetësim që i është adresuar cdo kund, se pse janë targetuar bizneset e Ferizajt, anispe njihen prej bizneseve më formale, që i respektojnë të gjitha procedurat ligjore që kanë të bëjnë me tatime”, tha Aliu.