Lajme

Smajl Latifi bën homazhe tek dëshmorët e kombit Shkëlzen Krasniqi, Betim Berisha e Eqerem Hoxha- Nuk guxojmë të harrojmë sakrificat e tyre

09/19/2025 17:21
nga:Y I

Kryetari i komunës së Rahovecit së bashku me bashkëpunëtorë, Smajl Latifi, kanë bërë homazhe tek dëshmorët e kombit Shkëlzen Krasniqi, Betim Berisha e Eqerem Hoxha.

Latifi tha se ata ranë në Dobrasin njëzet e pesë vjet më parë nën emblemën e UÇPMB-së.

Ai tutje tha se ‘Koha po e dëshmon se, lufta dhe rënia e tyre ia kanë vlejtur’.

“Në Landovicë, në Kompleksin Përkujtimor të Dëshmorëve të kombit, kishin ardhur familjarë, bashkëluftëtarë e veprimtarë të çështjes kombëtare. Koha po e dëshmon se, lufta dhe rënia e tyre ia kanë vlejtur. Pavarësisht se idealet e tyre nuk janë sendërtuar ende, shëmbëlltyra e luftëtarëve të lirisë e të bashkimit sikur na kujton amanetin e pa përmbushur.Përpjekjet e popullit shqiptar për liri, dinjitet e bashkim nuk kanë pushuar dhe nuk duhet të pushojnë, sepse për këtë na obligon gjaku i të rënëve nëpër fushëbeteja” shkruan Latifi raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Nderuam dëshmorët e kombit Shkëlzen Krasniqi, Betim Berisha e Eqerem Hoxha, të cilët ranë në Dobrasin njëzet e pesë vjet më parë nën emblemën e UÇPMB-së. Në Landovicë, në Kompleksin Përkujtimor të Dëshmorëve të kombit, kishin ardhur familjarë, bashkëluftëtarë e veprimtarë të çështjes kombëtare.
Koha po e dëshmon se, lufta dhe rënia e tyre ia kanë vlejtur. Pavarësisht se idealet e tyre nuk janë sendërtuar ende, shëmbëlltyra e luftëtarëve të lirisë e të bashkimit sikur na kujton amanetin e pa përmbushur.

Përpjekjet e popullit shqiptar për liri, dinjitet e bashkim nuk kanë pushuar dhe nuk duhet të pushojnë, sepse për këtë na obligon gjaku i të rënëve nëpër fushëbeteja.

Kujtimi për Shkëlzenin, Betimin dhe Eqremin mbetet përherë i freskët dhe ne nuk guxojmë të harrojmë sakrificat e dëshmorëve, ndërsa puna me nder e përkushtim për arritjen e synimeve tona kombëtare, mbetet zotimi ynë për ata që u flijuan për idealet tona kombëtare.