Lajme

Buja udhëton me qytetarët me autobus drejt Prishtinës, u premton: Stacion të ri, linja të rregullta dhe transport falas për nxënësit

09/18/2025 10:44
nga:G B

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka udhëtuar sot me autobus drejt Prishtinës, me nxënës, punëtorë e qytetarë, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se i kanë treguar për vonesat për mungesën e lidhjeve të rregullta dhe për nevojën e madhe për një zgjidhje moderne.

Buja u ka premtuar se do të kenë stacion të ri të autobusëve, linja të rregullta mes qytetit dhe fshatrave dhe transport publik falas për nxënësit.

Postimi i tij i plotë:

Sot, në udhëtimin tim me autobus drejt Prishtinës, u ula pranë nxënësve që çdo mëngjes nisen herët për në shkollë, pranë punëtorëve që rendin drejt punës dhe pranë qytetarëve që çdo ditë e përballojnë vështirësinë e transportit.

Ata më treguan për vonesat, për mungesën e lidhjeve të rregullta dhe për nevojën e madhe për një zgjidhje moderne. Dhe unë u thashë: kjo nuk do të mbetet vetëm bisedë, por zotim ynë i përbashkët.

– Stacion i ri i autobusëve në Lipjan;

– Lidhje të rregullta mes qytetit dhe fshatrave;

– Transport publik falas për nxënësit.

Autobusi i mëngjesit nuk ishte vetëm udhëtim, por një takim i vërtetë me jetën reale të qytetarëve të Lipjanit.