Lajme

Ahmeti pret në takim Nazmi Drenicën nga Shala: Me vullnet dhe besim të plotë, ai shprehu mbështetjen për vizionin tonë

09/10/2025 18:39
nga:G B

Kryetari i Lipjanit, kandidat i LDK-së edhe për një mandat në krye të kësaj komune, Imri Ahmeti, ka takuar sot veteranin dhe invalidin e UÇK-së, Nazmi Drenica nga Shala, raporton Gazeta Blic.

“Fjalët dhe vlerësimi i tij për punën tonë janë një motiv i madh për mua dhe ekipin tim. Me vullnet dhe besim të plotë, Nazmiu shprehu mbështetjen për vizionin tonë, me punë për Lipjanin”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Sot pata nderin të takohem me veteranin dhe invalidin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nazmi Drenica nga Shala, i cili u plagos në luftë dhe njihej si një nga luftëtarët e hershëm në regjionin e Shalës.

Fjalët dhe vlerësimi i tij për punën tonë janë një motiv i madh për mua dhe ekipin tim.

Me vullnet dhe besim të plotë, Nazmiu shprehu mbështetjen për vizionin tonë, me punë për Lipjanin.