Lajme

Gjini tregon se çka i bëri Gjakovës Ministria e Financave: 12 milionë na u tërhoqën përmes përmbaruesit – me pikë të kastit

09/03/2025 22:18
nga:Genita C

Ardian Gjini, kryetar i Gjakovës që garon edhe për një tjetër mandat ka folur për qasjen e nivelit qendror ndaj Komunës së Gjakovës.

Ardian Gjini thënë se 12 milionë euro ia kanë marrë me qëllim prej investimeve kapitale.

“Ne i tërheqim prej shpenzimeve kapitale, prej kodit shpenzimeve kapitale. Një projekt prishet, po hajde që u prish, vjen auditori edhe e kualifikon raportin e Gjakovës. Raporti është i kualifikun shumë keq, edhe thotë keni bërë keq klasifikim mjeteve. Jam shku e kam taku auditorin dhe i kam thënë çfarë ka bërë Komuna e Gjakovës gabim, ne nuk i kemi ekzekutu mjetet. Ne e kemi thirrur Ministrinë e Financave dhe i kemi thënë mos na ekzekuto prej kapitaleve”.

“I kemi pasur mjetet tepricë, nuk na ka marrë ato – na ka marrë kapitalet. Pyetje jem e dytë ishte a kemi harru me bë diçka, thotë jo kurgjo, kualifikimi i raportit na përjashton nga granti përformancës dhe na humb 1 milion e 500 mijë, përpos këtyre 300 mijë. Për çdo vit e kemi raportin e kualifikun. Asi kualifikimi me ta bërë me pikë kastit, vetëm Gjakovës i ka ndodhur. 12 milionë na kanë marrë prej investimeve”, ka thënë Gjini./t7/