Lajme

Kryeziu: Situata politike në krizë të thellë, disa po e luajnë kryetarin e Kuvendit, të tjerët po e trajtojnë atë si të pakonstituar

09/02/2025 11:41
nga:G B

Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv i KDI-së, ka thënë se u harrua 48-orëshi i Kuvendit, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se situata politike është futur në krizë të thellë, ku disa e luajnë kryetarin e Kuvendit, e të tjerët po e trajtojnë Kuvendin si të pakonstituar.

“Tani as kalendari për krijimin e qeverisë nuk po ecën dhe as puna e Kuvendit. Arritën ta kthejnë krizën politike e institucionale në normalitet”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

48-orëshi i Kuvendit tani u harrua!?

Situata politike është futur në krizë të thellë: disa po e luajnë kryetarin e Kuvendit, të tjerët po e trajtojnë Kuvendin si të pakonstituar. Tani as kalendari për krijimin e qeverisë nuk po ecën dhe as puna e Kuvendit. Arritën ta kthejnë krizën politike e institucionale në normalitet.

Kjo situatë do të duhej të ishte alarmante për partitë politike, por ato po i shkelin interesat e Republikës dhe po e lënë vendin pa institucione, vetëm për të ruajtur intetesat e tyre partiake.