Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vizituar familjen e kandidatit Pëparim Karpuzit, ku biseduan rreth punëve të përfunduara në fshatin Shalë, raporton GazetaBlic.
Ahmeti tregon se në këtë takim theksuam rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë dhe bashkëpunimit për të ecur përpara.
“Sonte, në familjen e kandidatit Përparim Karpuzit, kaluam momente shumë të mira së bashku, ku diskutuam rreth punëve të përfunduara dhe atyre që janë planifikuar për Shalën.Në këtë takim, theksuam rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë dhe bashkëpunimit për të ecur përpara. Po ashtu, kërkuam përkrahjen për kandidatin tonë, Përparim Karpuzi, për Asamblenë e Komunës. Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin!”, ka shkruar Ahmeti.
Gjithashtu Imri Ahmeti, ka vizituar edhe banorët e Bregut të Zi, ku thotë se si çdo herë edhe sot mori mbështetje nga atje.
“Mbështetje si çdo herë nga Bregu i Zi. Faleminderit!✌🏻”, tha ai.


