Lajme

Bugaqku nga KDI: Rashiq nuk do të mund ta gëzojë pozitën e nënkryetarit, nuk i përket grupit parlamentarë që ka të drejtën e propozimit

08/29/2025 07:25
nga:N K

Vullnet Bugaqku nga KDI ka thënë se deputeti nga komuniteti serb, Nenad Rashiq në çfarë do lloj varianti nuk do të mund ta gëzojë pozicionin e nënkryetarit të Kuvendit.

Kjo sipas tij është përshkak se në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit asnjë grup dhe parti politike parlamentare nuk mund të propozohen nënkryetarë të Kuvendit që nuk i përkasin partisë së tij parlamentare.

“Në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit asnjë grup, parti politike parlamentare nuk mundet me propozu nënkryetarë të Kuvendit që nuk i përket partisë së tij parlamentare. Nenad Rashiq në çfarë do lloj varianti nuk do të mund ta gëzoj atë pozicionin e nënkryetarit të Kuvendit sepse nuk i përket grupit parlamentarë që ka të drejtën e propozimit”, tha ai. /RTV21/