Lajme

Buja bën homazhe te varri i Komandantit Ismet Jashari – Kumanova: Jeta, vepra dhe lufta e tij mbetet frymëzim për gjeneratat

08/25/2025 13:53
nga:Sh R

Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, së bashku me vëllaun e Ismet Jashair, Xhemajl Jasharin, antarë të shtabit të degës së PDK-së dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, kanë bërë homazhe në Kleçkë, në ditën e dëshmorëve të brigadës 121 “Ismet Jashari-Kumanova, raporton GazetaBlic.

Buja thotë se jeta, vepra dhe lufta e Komandat Kumanova mbetën faqe e ndritur krenarie, dhe frymëzim për gjeneratat që të ecin me përkushtim në rrugën e lirisë dhe të dinjitetit kombëtarë.

Postimi i plotë:

Homazhe për Dëshmorët e Brigadës 121 – Komandant Kumanova

Së bashku me vëllain e Ismet Jasharit – Komandant Kumanova, Xhemajl Jasharin, ish-deputet në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së në Lipjan, anëtarë të Shtabit të Degës së PDK-së dhe kandidatët për Kuvendin Komunal, sot nderuam përvjetorin e përjetësisë së heroit Ismet Jashari – Komandant Kumanova, si dhe përvjetorin e dëshmorëve të Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut.

Jeta, vepra dhe lufta e Komandant Kumanovës mbeten faqe e ndritur krenarie, frymëzim për gjeneratat që të ecin me përkushtim në rrugën e lirisë dhe të dinjitetit kombëtar.

Ky homazh është shprehje e respektit të thellë për sakrificën sublime të tyre, e cila na kujton përjetësisht detyrimin tonë ndaj atdheut dhe ndaj vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

PDK-ja qëndron gjithmonë pranë historisë, sakrificës, dëshmorëve, viktimave civile, invalidëve të luftës dhe ushtarëve të UÇK-së, duke u përkulur me nderim para veprës së tyre.

Lavdi Komandant Kumanovës!

Lavdi dëshmorëve të Brigadës 121!

Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!