Kandidati për kryetar të Lipjanit nga LDK-ja, Imri Ahmeti, ka vizituar sonte familjen e kandidates për Asamble, Fatbardha Hajdari.
Në një takim të zhvilluar në praninë e familjarëve dhe miqve të saj, Ahmeti ndau punën e bërë gjatë mandatit të kaluar, investimet që, sipas tij, kanë ndryshuar jetën e qytetarëve, si dhe vizionin për katërvjeçarin e ardhshëm.
Ai potencoi se Fatbardha, vetëm 18 vjeçe, është kandidatja më e re në listën e tij për Asamble.
“Energjia, guximi dhe vendosmëria e saj për të përfaqësuar rininë dhe bashkëvendësit janë një garanci se zëri i të rinjve do të dëgjohet fuqishëm në Asamble”, tha Ahmeti.
Postimi i plotë:
Sonte vizituam familjen e kandidates sonë për Asamble, Fatbardha Hajdari.
Në praninë e miqve dhe familjarëve të saj, ndamë punën e bërë deri më tani, investimet që kanë ndryshuar jetën e qytetarëve dhe vizionin tonë për katërvjeçarin e ardhshëm.
Fatbardha, vetëm 18 vjeçare, është kandidatja më e re në listën tonë. Energjia, guximi dhe vendosmëria e saj për të përfaqësuar rininë dhe bashkëvendësit e saj janë një garanci se zëri i të rinjve do të dëgjohet fuqishëm në Asamble.
Me mbështetjen tuaj, Fatbardha do të jetë shembull i gjeneratës së re që guxon të marrë përgjegjësi për të ardhmen.


