Lajme

Abdixhiku takohet me Ramën: Ide të reja, përkushtim i njejtë një qëllim- Kryeqyteti të vazhdojë mbarë!

08/21/2025 20:30
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar pamje nga takimi i parë i punës me Përparim Ramën dhe 56 kandidatët e LDK-së për asamble komunale të Prishtinës.

“Me ekipin fitues të Prishtinës, me Përparimin dhe 56 kandidatët e LDK-së për asamble komunale në takimin e parë të punës”, ka shkruar Abdixhiku krahas pamjeve.

“Ide të reja, përkushtim i njejtë, një qëllim veç, Kryeqyteti të vazhdojë rrugëtimin e mbarë drejt punës e larg popullizmit. Le të fitojmë! #prishtinapertej”, është shprehur ai.

Postimi i plotë:

Me ekipin fitues të Prishtinës, me Përparimin dhe 56 kandidatët e LDK-së për asamble komunale në takimin e parë të punës.

Ide të reja, përkushtim i njejtë, një qëllim veç, Kryeqyteti të vazhdojë rrugëtimin e mbarë drejt punës e larg popullizmit.

Le të fitojmë!

#prishtinapertej