Shpend Berisha, rreth 60-vjeçar, mbeti i vdekur të premten.
Kjo pasi u godit nga një kamion në rrugën “Ardian Krasniqi”, në lagjen Dardania të Pejës.
Një ditë më pas, familja e Berishës vendosi ta falë gjakun ndaj familjes së personit që ishte duke drejtuar kamionin, raporton Klan Kosova.



