Kanë kaluar më shumë se 5 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve por Kosova ende nuk ka institucione të reja.
Nuk dihet nëse mund të pritet që javën e ardhshme të kemi konstituimin e Kuvendit, derisa po pritet përgjigje nga Gjykata Kushtetuese.
Lidhur me këtë, analisti Blerim Burjani, thotë për Gazeta Blic se nëse partitë s’bëjnë koalicion deri më 8 gusht, atëherë presidentja i thërret për zgjedhje apo zgjidhje.
Sipas tij, gjykata nuk ofron zgjidhje.
“Nëse partitë nuk arrijnë ndonjë koalicion deri më 8 gusht, atëherë presidentja i thërret partitë për zgjedhje apo zgjidhje, duke caktuar afat kohor për konstituim të Kuvendit, pra nuk ka asgjë që mund të bëjë gjykata, ajo nuk ofron zgjidhje për çështje politike por interpreton apo sqaron norma”, deklaroi Burjani.
Ndryshe, së fundi Ambasada Amerikane në Kosovë, ka deklaruar se mos konstituimi i Kuvendit rrezikon integritetin e institucioneve të Kosovës.
Ajo ka bërë thirrje që të gjendet zgjidhje gjatë javës së ardhshme dhe të konstituohet Kuvendi i Kosovës./Gazeta Blic/
“VV ta marrë seriozisht mesazhin e SHBA-ve, të krijohen sa më parë institucionet e reja”


