Lajme

FSK në Ujman/ Musliu ngushëllon familjen e viktimës: Betejat politike i zhvilloj në Kuvend, jo mbi tragjeditë e qytetarëve

07/29/2025 18:15
nga:G B

FSK sot mori pjesë në një operacion kërkimi, për të gjetur trupin e një të riu që ra në liqenin e Ujmanit të dielën.

Megjithatë, prania e FSK-së atje bëri që të ketë reagime nga politikanë, derisa nga partia në pushtet u mburrën se tani në qeverisjen e tyre FSK po shkon në veri.

Por, KFOR-i njoftoi se dërgimi i FSK-së në Ujman u bë me autorizim nga ta.

Për politizim të një tragjedie të tillë pati reagime të shumta.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në një prononcim për Gazeta Blic, ka shprehur ngushëllime për familjen e të riut që humbi jetën, teksa tha se betejat politike i bën në Kuvend dhe asnjëherë mbi tragjeditë e qytetarëve të këtij vendi.

“Krejt çka dua të them në këtë ngjarje është t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit! Betejat politike nuk do t’i zhvilloj asnjëherë mbi tragjeditë e qytetarëve të vendit tim. Për beteja politike shihemi në Kuvend”, deklaroi ajo./Gazeta Blic/

Operacioni i FSK-së në Ujman/ Ekspertët: Politika t’i mbajë duart larg – mund të krijohet tension artificial  

Gjendet trupi i 33-vjeçarit në liqenin e Ujmanit