Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, nderoi kujtimin e komandantit të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tahir Sinani, duke e cilësuar atë si një atdhetar të pashoq dhe luftëtar të paepur për lirinë e Kosovës, raporton GazetaBlic.
Limaj theksoi se Sinani ishte një patriot i madh dhe njohës i shkëlqyer i artit luftarak, i cili dha gjithçka për luftën e UÇK-së.
Ai shprehu krenarinë që kishte përkrah tij në rrugëtimin për lirinë e vendit, duke e cilësuar Sinanin si burrë dhe strateg të pazëvendësueshëm.


