Deputetja e LDK-së, Fitore Pacolli i ka quajtur shpifje raportimet se burri i saj, Ilir Dalipi ka marrë 52 mijë euro nga Ministria e Kulturës e drejtuar nga Hajrulla Çeku.
Ajo ka paralajmëruar edhe padi.
Në një postim në Facebook, Pacolli thotë se dita e diel do i shkojë duke shkruar padi për ata që “kanë shpifur dje”, dhe do ketë edhe për të tjerët që sipas saj do vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë.
“Dita e re, shpifje të reja! Paska me më shku e diela duke shkruar padi. E diela e padive . Ju që shpifët dje, tashmë veçse jeni futur në listë. E ju që do shpifni sot e njëjta ju pret”, ka reaguar Pacolli e VV-së.


