Fehmi Kupina, sot ka bërë të ditur iniciativën e tij qytetare ‘Lidhja e Prishtinës’, raporton GazetaBlic.
Kupina tregon se janë bërë bashkë gra dhe burra, profesionistë e aktivistë të komunitetit që ta bëjnë Prishtinën vend më të mirë për fëmijët tanë.
Ai shton se me listën më të mirë për Kuvendin Komunal do të jetë zëri i qytetarëve, aty ku merren vendimet më të rëndësishme në sy të qytetarit e jo prapa dyerve të mbyllura.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Prishtinës,
Sot po e bëjmë publike iniciativën qytetare “Lidhja e Prishtinës”.
Në Lidhjen e Prishtinës jemi bërë bashkë gra dhe burra, profesionistë e aktivistë të komunitetit, që e duam Prishtinën, dhe që ndajmë të njejtin vizion për Prishtinën.
Jemi bërë bashkë që t’a ruajmë traditën dhe t’a ndërtojmë të ardhmen. Jemi bërë bashkë që ta bëjmë Prishtinën vend më të mirë për fëmijët tanë.
Me listën më të mirë për Kuvendin Komunal do të jemi zëri i qytetarëve aty ku merren vendimet më të rëndësishme në sy të qytetarit e jo prapa dyerve të mbyllura.
Dhe këtë nuk do ta bëjmë vetëm. Do ta bëjmë bashkë me Ju, për Ju.
Na priftë e mbara.


