Lajme

Murati, opozitës: Sa bëjnë skenare pa regji, më mirë do të ishte të kryenin obligimin kushtetues duke votuar

07/03/2025 13:07
nga:Genita C

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, ka thënë se opozita po e shkel Kushtetutën.

Postimi:

Në vend se të bëjnë skenare pa regji dhe të shkelin Kushtetutën, deputetët e opozitës do të duhej të kryenin obligimin kushtetues duke votuar.

Të vetmit që po e shkelin Kushtetutën janë deputetët që po vijnë në sallë por nuk po marrin pjesë në votim.

Votimi i fshehtë tashmë dy herë nga Gjykata Kushtetuese është konfirmuar që është në përputhje me Kushtetutën.

Rendi i ditës nuk ka ndryshuar: Jemi tek pika 3, për votimin e Kryetares së Kuvendit.

Kthehuni te votimi, le të konstituohet Kuvendi, dhe pastaj mund të vazhdojmë debatin në Kuvend.