Sporti

Super organizim tek Feronikeli ’74, skuadra do të udhëtojë në Bansko për përgatitje

06/30/2025 22:32
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Feronikelit ’74 ka njoftuar për fillimin e përgatitjeve për edicionin e ri.

Seanca e parë stërvitore e ekipit senior në kuadër të fazës përgatitore për edicionin e ri garues do të zhvillohet më datë 03 korrik 2025 nga ora 17:30 në stadiumin kryesor te qytetit “Rexhep Rexhepi”.

Klubi ka njoftuar se kryetrajneri Granit Dervisholli bashkë me stafin e tij teknik kane bërë të gjitha përgatitjet e duhura që stërvitjet të fillojnë.

Gjatë kohës së përgatitjeve, ekipi do ta ketë mundësinë e zhvillimit të një ndeshje miqësore në Kosovë dhe pastaj nga data 15 korrik deri 25 korrik faza e dytë do te zhvillohet në Bansko të Bullgarisë.

/GazetaBlic Sport/