Lajme

Inspektorati Shëndetësor mbyll 8 institucione private pa licencë, Vitia: Shëndeti i qytetarëve nuk do të lejohet të rrezikohet

06/28/2025 17:23
nga:Y I

Tetë institucione shëndetësore private janë mbyllur këtë javë nga Inspektorati Shëndetësor, pasi janë kapur duke operuar pa licencë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Vitia tha se aksioni është pjesë e inspektimeve të rregullta që kanë për qëllim garantimin e respektimit të ligjit dhe standardeve të shërbimeve shëndetësore.

Ai ka falënderuar Inspektoratin Shëndetësor dhe inspektorët për angazhimin dhe punën e përditshme në terren raporton “Gazeta Blic”.

Njoftimi i plotë: