Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kanë zhvilluar gjatë ditës së djeshme një takim së bashku.
Për takimin raportoi dje eksluzivisht “Gazeta Blic”.
E gjatë ditës së sotme të dy protagonistët, Abdixhiku dhe Limaj, konfirmuan takimin duke e cilësuar si miqësor dhe jashtëzakonisht të mirë.
Në lidhje me takimin dhe s’e a pritet të sjellë ai ndonjë lëvizje në lidhje me ngërçin politik, ka folur për “Gazeta Blic” politologu, Arbnor Sadiku.
Sadiku tha se takime të tilla janë produktive për një demokraci të re siç është Kosova.
Por sipas Sadikut ‘zgjidhje s’mund të ketë pa lëshimet dhe pjekurinë politike te Kurtit dhe LVV-së’
“Takimet ndërmjet Abdixhikut dhe Limajt gjithmonë janë produktive në një demokraci të re siç është Kosova. Por zgjidhje s’mund të ketë pa lëshimet dhe pjekurinë politike te Kurtit dhe LVV-së. Ata aktualisht janë edhe akter dhe faktor në krizen politike, apo edhe zhbllokimin e kësaj krize, sepse i kanë 42% të votës qytetare” tha Sadiku në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha sot para Kuvendit se takimi me kryetarin e NISMA-s ka qenë ‘miqësor’/
“Takim shumë miqësor me Limajn”, ka thënë Abdixhiku.
Edhe kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj e ka cilësuar si jashtëzakonisht të mirë takimin me Abdixhikun.
“Po jemi takuar…, kemi biseduar të gjitha temat, mund të them se ka qenë takim jashtëzakonisht i mirë”, tha shkurt Limaj raporton “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/
LAJMI I FUNDIT: Abdixhiku e Limaj takim ‘kokë me kokë’ për 1 orë e 30 minuta
Abdixhiku për takimin me Limajn- ‘Takimi ishte shumë miqësor’


