Lajme

Dogana e Kosovës sekuestron 400 artikuj tekstili në Gjilan, dyshohet se janë falsifikuar markat e njohura tregtare

06/10/2025 16:38
nga:Y I

Dogana e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar sot 400 artikuj të dyshuar për falsifikim në qytetin e Gjilanit.

Sipas fotografive të publikuara shihet se bëhet fjalë për artikuj tekstili.

Dogana e Kosovës bën të ditur ekziston dyshimi i bazuar se janë produkte që cenojnë markat tregtare të mbrojtura me DPI.

“Sot, njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në vazhdën e aktiviteteve të tyre për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale (DPI), kanë realizuar një kontroll të targetuar tek një subjekt afarist në qytetin e Gjilanit.Kontrolli është ndërmarrë si rezultat i konfiskimeve të mëhershme të mallrave me marka tregtare të falsifikuara, të cilat përbëjnë shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale. Gjatë këtij kontrolli janë identifikuar dhe sekuestruar rreth 400 artikuj tekstil, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se janë produkte që cenojnë markat tregtare të mbrojtura me DPI” thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë: