Lajme

Një person gjendet pa shenja jete në një banesë në Fushë Kosovë, Policia nis hetimet

06/04/2025 23:22
nga:Sh R

Një person është gjetur pa shenje jete mbrëmjen e së martës në një banesë në Fushë Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar për GazetaBlic zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sonte rreth orës 20:00 kemi pranuar informatë për një person (mashkull) pa shenja jete, në një banesë në rrugën ‘Besa Besë’ në Fushë Kosovë”, tha Ahmeti për GazetaBlic.

Ajo bëri të ditur se vdekja e personit është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjentë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, Policia, në koordinim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat që karakterizojnë rastin.