Lajme

Haliti nënshkruan kontratë me 35 biznese, për shfrytëzimin e pronës komunale në Zonën Ekonomike në Budrikë të Epërme

05/29/2025 13:19
nga:G B

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka nënshkruar me 35 përfaqësues të bizneseve kontratat për shfrytëzimin e pronës komunale në Zonën Ekonomike në Budrikë të Epërme, raporton Gazeta Blic.

“Komuna jonë është ndër komunat e pakta në Kosovë që ka zonë ekonomike, dhe unë i uroj të gjithë përfituesve për përzgjedhjen e tyre dhe mirëpresim vendosjen e tyre sa më të shpejtë në këtë zonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Haliti ka theksuar se do të jetë gjithmonë në mbështetje të bizneseve.

Postimi i tij i plotë:

Sot, në një ceremoni zyrtare pata nderin dhe kënaqësinë të nënshkruaj bashkë me 35 përfaqësues të bizneseve kontratat për shfrytëzimin e pronës komunale në Zonën Ekonomike në Budrikë të Epërme.

Komuna jonë është ndër komunat e pakta në Kosovë që ka zonë ekonomike, dhe unë i uroj të gjithë përfituesve për përzgjedhjen e tyre dhe mirëpresim vendosjen e tyre sa më të shpejtë në këtë zonë.

Kam besim në seriozitetin dhe përkushtimin e afaristëve tanë dhe dua t’i siguroj se do të jemi gjithmonë pranë tyre, pasi mbështetja e biznesit lokal është në interes të zhvillimit ekonomik të komunës dhe vendit tonë. Po ashtu, do të vazhdoj të kërkoj mundësi për zgjerimin e Zonës Ekonomike dhe rritjen e saj për të tërhequr edhe më shumë investime në territorin e komunës së Vitisë.