Sporti

Golashënuesi i vetëm i finales së Europa League: Nuk ka rëndësi kush shënoi, na duhej një trofe

05/21/2025 23:43
nga:Mergim Rreci

Heroi i finales së Europa League të Tottenhamit, Brennan Johnson, foli pas fitores 1-0 ndaj Manchester United në Bilbao. 

“Nuk mund ta përshkruaj këtë ndjenjë. Nuk ka rëndësi kush shënoi. Gjëja e rëndësishme është që ne bëmë punën tonë dhe fituam. Kishim nevojë të fitonim një trofe, të gjithë e kishin nevojë për këtë”, tha sulmuesi uellsian.

“Nuk luajtëm mirë në ligë, por e dinim që mund të kishim ndikim në turne.  Nuk kam qenë nervoz ditët e fundit, kam qenë më i përqendruar dhe do ta shijoj tani”, shtoi Johnson.

/GazetaBlic Sport/