Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se për kuvend duhet të votojnë të gjitha partitë, ndërsa për qeverinë do të ketë diskutime me minoritetet dhe Nismën, raporton Gazeta Blic.
“Për të bërë qeverinë ne do të kemi bisedime edhe me minoritetet, vota e të cilëve i kemi edhe tani për Albulena Haxhiun, por edhe me Nismën Socialdemokrate. Por konstituimi i kuvendit duhet të bëhet nga të gjithë”, tha ai në një intervistë në RTK.
Ai tha se s’mund të lejojë që të shkelet Haxhiu si gruaja më e votuar, derisa tha se nëse do të dëshironte të bëhej kryeministër, do të mund t’ia jepte kujtdo postin e kryetarit të Kuvendit.
“Ky është vendim i subjektit tonë. Nuk lejojmë që të shkelet gruaja më e votuar. Për mua më kollaj do të ishte që t’ia jap kujtdo këtë pozitë, që të bëhem unë kryeministër, por nuk është për trofeun e kryeministrit”, deklaroi Albin Kurti./Gazeta Blic/
Kurti për ish opozitën: Nëse ata duan të më largojnë mua, duhet ta votojnë Albulena Haxhiun


