Sporti

Tifozët e Genoas i gëzohen rënies së Sampdorias në Serie C, organizojnë funeral për rivalin e tyre lokal

05/15/2025 09:08
nga:Mergim Rreci

Rënia historike e Sampdorias në divizionin e tretë italian nuk kaloi pa u vënë re nga tifozët e rivalëve të Genoas , të cilët e festuan fatkeqësinë e tyre duke organizuar një funeral.

Për herë të parë në historinë e saj, Sapmdoria do të luajë në ligën e tretë, Serie C, transmeton GazetaBlic Sport.

Dhjetëra tifozë të Genoas u mblodhën për të shënuar momentin kur rivalët e tyre ranë në Serie C , duke përdorur një arkivol me simbolin e Sampdorias. U kënduan këngë dhe madje u mbajt një minutë heshtje.