Lajme

Pantina: Nuk do të ketë asnjë ndryshim neser në seancë – Partitë politike duhet të mblidhen për të gjetur një zgjidhje

05/10/2025 17:39
nga:Sh R

Edhe për herë të 13-të dështoi të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Nesër me 11 maj pritet të mblidhen sërish deputetët në tentativën e radhës për daljen nga ngërçi institucional.

E analistja politike Shqipe Pantina, në një prononcim për GazetaBlic, thotë se nuk mund të ketë asnjë lloj ndryshimi të situatës përderisa nuk ka një marrëveshje mes partive politike.

Pantina thotë se edhe nesër situata e njejtë do të përsëritet, seanca do të zgjasë disa minuta dhe do ndërprehet përseri.

Ajo thotë se partitë politike duhet të mblidhen dhe ta gjejnë një zgjidhje për të dal nga kjo situatë, ku shpreson se presidentja do t’i ftoj në një takim krerët e partive që ta gjejnë një rrugëdalje.

“Nuk mund të ketë asnjë lloj ndryshimi të situatës përderisa nuk ka një marrëveshje mes partive politike. Edhe neser seanca do zgjasë disa minuta si edhe 13 herave tjera deri më tash. Partitë politike të përfaqësuara në Kuvend qoftë bashkë me LVV apo edhe pa praninë e saj nëse ata refuzojnë, duhet të mblidhen për të gjetur një zgjidhje. Shpresoj që Presidentja sa më shpejt do i thërras në takim ashtu siç është paralajmruar“, përfundoi Pantina për GazetaBlic.