Sporti

Lajm fantastik: Bilalli në gjendje stabile, i komunikueshëm dhe me reagime të normalizuara

05/08/2025 18:26
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Gjilanit ka informuar se futbollisti , Oltion Bilalli është në gjendje stabile dhe me frymarrje spontane.

Parametrat e tij janë të qëndrueshëm dhe brenda normave fiziologjike, thuhet në njoftimin e klubit.

Aktualisht, Bilalli është në gjendje të mirë me vetëdije të plotë dhe është i komunikueshëm. Ai tregon gjithashtu lëvizshmëri dhe reagime të normalizuara.

Ky është një lajm shumë i mirë, në mesin e shumë shqetësimeve që komuniteti i futbollit kosovar kishte për të në dy ditët e fundit.