Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtar policor të Stacionit Policor të Suharekës për shkak se e ka drejtuar veturën e tij private pa regjistrim.
IPK-ja kishte pranuar informacione për zyrtarin policor dhe pas verifikimeve ka rezultuar se i njëjti kishte vozitur veturën e tij me regjistrim të skaduar që nga viti 2019.
Në komunikatën e tyre, IPK-ja ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë njoftuar Njësia e Trafikut Rajonal të Prizrenit të cilët kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore kurse ata kanë rekomanduar suspendimin për zyrtarin policor.


