Mbrojtësi i majtë titullar i Real Madridit, Ferland Mendy, është një tjetër lojtar i “Mbretërve” që do të humbasë Kupën e Botës për Klube në SHBA këtë verë.
Francezi do të jetë jashtë fushave për dy muaj e gjysmë pasi u lëndua në El Clasico.
Real Madridi do të jetë pa të dëmtuarit Eduardo Camavinga dhe Eder Militao në Kupën e Botës për Klube, ndërsa Antonio Rüdiger dhe Dani Carvajal do të jenë në pikëpyetje deri në fund.
Në Kupën e Botës për Klube, “Mbretërit” do të kenë edhe një trajner të ri. Real Madridi do të ndahet me Carlo Ancelotti pas përfundimit të sezonit të La Liga.
/GazetaBlic Sport


