Lajme

Burri sulmon me thikë familjaren në Podujevë, policia ia sekuestron 5 mjete të mprehta

04/28/2025 09:20
nga:G B

Një burrë është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka sulmuar me thikë familjaren e tij.

Gjatë kontrollit në dhomën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar pesë mjete të mprehta, thika.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.