Lajme

Edhe deputetët e AAK-së nesër në Kuvend, Kadrijaj: Kurti s’po mund ta bëjë shumicën, e po e akuzon opozitën

04/16/2025 13:44
nga:G B

Deputetja e zgjedhur e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se nesër do të jenë në Kuvend, raporton Gazeta Blic.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic deputetja e kësaj partie, Time Kadrijaj.

“Po, nesër do të jemi në Kuvend”, tha ajo.

Deputetja komentoi edhe deklaratën e Kurtit se janë partitë opozitare ato që nuk janë të interesuara për themelim të institucioneve.

Ajo tha se Kurti ka problem që ta bëjë një shumicë të thjeshtë, andaj akuzon opozitën.

“Kurti i ka problemet e veta brenda partisë e po e ka të pamundur me e bë shumicë e thjeshtë, e normal tash akuzon opozitën”, u shpreh Time Kadrijaj./Gazeta Blic/

Abdixhiku: Deputetët e LDK-së nesër në ora 10 jemi në Kuvend, seanca duhet të thirret – le të shihen qartë bllokuesit

 

Dështimi i seancës së djeshme, Presidenca pranon letër nga Avni Dehari

 

Dehari sot do t’i drejtohet Presidentes Osmani për hapat e mëtutjeshëm