Lajme

Dështimi i seancës së djeshme, Presidenca pranon letër nga Avni Dehari

04/16/2025 13:18
nga:G B

Letra e Avni Deharit, kryesues i seancës së djeshme të Kuvendit, është dërguar në Presidencë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazeta Blic, Bekim Kupina, këshilltar për Media.

“Letra sapo ka ardhë në Presidencë dhe ekipi ligjor i Presidencës është duke e analizuar, për t’i propozuar Presidentes hapat e mëtejmë”, tha Kupina për Gazeta Blic.

Ndryshe, Dehari sot deklaroi se një seancë e re nuk dihet nëse do të mbahet brenda 48 orëve, ashtu siç parashihet, siç tha derisa nuk merr interpretim ose përgjigje nga presidentja e vendit.

Kurse, nga LDK kanë bërë të ditur se nesër deputetët e kësaj partie do të jenë në Kuvend në ora 10:00 dhe se seanca duhet të thirret./Gazeta Blic/

Dehari sot do t’i drejtohet Presidentes Osmani për hapat e mëtutjeshëm