Lajme

Abdixhiku: Deputetët e LDK-së nesër në ora 10 jemi në Kuvend, seanca duhet të thirret – le të shihen qartë bllokuesit

04/16/2025 12:31
nga:G B

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka thënë se seanca konstituive e Kuvendit duhet të mbahet e të thirret më së largu çdo 48 orë, andaj nesër në ora 10:00, sipas rregullores së Kuvendit, deputetët e LDK-së do të jenë prezent në seancën që duhet të ndodhë, raporton Gazeta Blic.

LDK-ja i ka ftuar të gjithë deputetët e certifikuar dhe të gjitha partitë parlamentare, të jenë prezent në këtë seancë.

Po ashtu,, LDK ka thënë se betimi i deputetëve ndodhë, Kushtetuta mbrohet e shteti funksionon.

“Le të kuptohen qartë bllokuesit institucional e mosrespektuesit e Rregullores, Ligjit e vet Kushtetutës”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

KOMUNIKATË PËR MEDIE

Seanca konstituive e Kuvendit të Republikës duhet të mbahet e të thirret më së largu çdo 48 orë. Nesër, nga ora 10:00, siç e parasheh Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, deputetët e LDK-së do të jenë prezent në seancën që duhet të ndodhë.

LDK-ja i fton të gjithë deputetët e certifikuar dhe të gjitha partitë parlamentare, të jenë prezent në këtë seancë.

Njëkohësisht, ftojmë kabinetin qeveritar, që pretendojnë se janë dorëhequr por ende, dhe paradoksalisht, mbajnë mbledhje qeveritare dhe marrin vendime, të dorëhiqen dhe këto dorëheqje t’i deponojnë te organet e Kuvendit të Kosovës. Të tjerët anëtarë të Qeverisë që s’janë apo s’duan të betohen si deputetë, vazhdojnë punën në Qeveri; deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

Betimi i deputetëve ndodhë!

Kushtetuta mbrohet!

Shteti funksionon!

Logjika dhe demokracia triumfojnë!

Zvarritjet e tjera janë veçse kalkulime politike me qëllim të dëmtimit të shtetit, demokracisë dhe rendit kushtetues!

Nesër, nga ora 10:00, mblidhemi në seancë.

Le të kuptohen qartë bllokuesit institucional e mosrespektuesit e Rregullores, Ligjit e vet Kushtetutës!