Nga suksesi i DentFix, drejt një kapitulli të ri në fushën e estetikës – Dr. Fehim Haliti ka inauguruar klinikën më të re “Care and Hair Fix”, një qendër moderne që ofron trajtime estetike me teknologjinë më të avancuar në rajon.
Kjo klinikë do të ofrojë shërbime si mbjellje flokësh me aparaturë robotike, e para e këtij lloji në Ballkan, si dhe intervenime me fillera dhe trajtime estetike të specializuara.
Në bashkëpunim me ekspertin ndërkombëtar Dr. Lutfiu, Haliti ka siguruar edhe distribuimin ekskluziv të kësaj teknologjie për Kosovën dhe rajonin.
“Nuk kam ndërtuar vetëm një klinikë, por një vend ku vetëbesimi rikthehet me respekt dhe kujdes,” tha Haliti, duke ndarë rrugëtimin e tij që nisi nga një ordinancë e vogël dentare deri te krijimi i dy prej qendrave më moderne të kujdesit shëndetësor dhe estetik.
Në hapjen solemne morën pjesë figura të njohura nga skena muzikore dhe publike si Stresi, Feron, Rina Balaj, Shkurte Fejza, Leonora Jakupi, Nasim Haradinaj, Pal Lekaj dhe Hajdar Beqa – duke e kthyer këtë ngjarje në një festë të vërtetë suksesi dhe bashkëpunimi.


