Lajme

Hyseni: Nga sot ju siguroj se do jem zëri juaj, do jem në shërbim dhe në mbrojtje të interesave të Republikës sonë

04/11/2025 18:06
nga:Sh R

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës tashmë janë regjistruar si deputet në Kuvendin e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Ekrem Hyseni thotë se momenti i regjistrimit si deputet i Kuvendit të Kosovës, është moment krenarie, mirënjohje e falënderimi.

Hyseni tutje thekson se nga sot do jetë në shërbim dhe në mbrojtje të interesave të Republikës sonë.

Postimi i plotë:

Nga takimet me ju, e nga besimi juaj deri tek momenti i regjistrimit si Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, secili çast është moment krenarie, mirënjohje e falënderimi.

Besimi i çdonjërit prej jush, për mua është përgjegjësi që t’ju përfaqësojë denjësisht, ashtu siç ishte zotimi im i çdoditshëm para çdonjërit.
Nga sot ju siguroj se do jem zëri juaj e do jem në shërbim tuajin dhe në mbrojtje të interesave të Republikës sonë.

Sepse, pikërisht për këtë kam gjetur mikpritjen, mbështetjen e besimin tuaj dhe si të tilla do u qëndroj besnik gjithnjë!
Jemi bashkë, jemi një!