Gazetari i njohur kosovar, Kushtrim Bekolli ka folur në lidhje me rastin e fundit të ndodhur në kongresin e UEFA-s në Beograd, ku flamuri ynë shtetëror u dogj nga huliganët serbë.
Fillimisht, simbolet shtetërore të Kosovës ishin prezente në kongres në Beograd, por më pas u larguan dhe u dogjën nga huliganët famëkeq të klubeve serbe.
Kushtrim Bekolli ka mbetur i befasuar nga mos reagimi i tifogrupit zyrtar të Kosovës, ‘Dardanët’, ku thotë se për të është shumë e çuditshme heshtja e tyre pas kësaj ngjarje të tmerrshme.
“Shqetësuese është se reagimi i FFK-së ishte i gjatë, por më shumë i është sulur mediave e gazetarëve, apo personave që tentojnë të flasin të vërtetën. Federata nuk ka folur, jo për këtë flamur shtetëror që po digjet, por kur lëviz kamera paksa shihet flamuri “Kosova është Serbi”. E papritshme është që të mos ketë reagim të duhur nga Federata, por okej qe FFK s’po reagon për X arsye, por të mos reagojnë tifozët “Dardanët”, ata të cilët i shkojnë prapa Kosovës, me as edhe një shkrim, asnjë notë proteste, për mua është shumë e çuditshme”, tha Bekolli në emisionin ‘Sports Show’ në Klan Kosova.
Kujtojmë se për këtë ngjarje ka pasur reagime të mëdha edhe nga KOK-u e MKRS, të cilët e denojnë ashpër përdhosjen e simboleve tona në një event kaq të madh.
/GazetaBlic Sport


