Lajme

Humolli: Një demokraci brenda LDK-së tregon se demokracia në nivel të Kosovës është në zhvillim dhe evoluim pozitiv

04/01/2025 18:05
nga:Genita C

Ish-deputeti Fatmir Humolli ka reaguar pas publikimit të bisedave të brendshme të Kryesisë së LDK-së, duke theksuar se një demokraci e vërtetë brenda LDK-së është shenjë e zhvillimit të demokracisë në Kosovë.

Ai për GazetaBlic tha se demokracia është në interes të qytetarëve dhe kundër autoritarizmit politik. Sipas tij, këto koncepte janë të përputhshme me Lëvizjen Vetëvendosje dhe partitë tjera që në Kuvend miratuan ligjin për të votuar me 10 veta, për të mbajtur kontrollin brenda partisë

“Një demokraci brenda LDK-së tregon se demokracia në nivel të Kosovës është në zhvillim dhe evoluim pozitiv. Demokracia është në interes të qytetarëve dhe është kundër autoritarizmit politik. Këto dy koncepte politike janë sot më VV-në dhe partitë e tjera politike që në Kuvend kanë bërë ligjin për të votuar 10 veta, për ta pasur partinë në kontroll”, tha Humolli.

Abrashi për bisedat e LDK-së: Komploti ndërpartiak për ta dëmtuar Vetëvendosjen iu kthye bumerang opozitës