Lajme

Abrashi për bisedat e LDK-së: Komploti ndërpartiak për ta dëmtuar Vetëvendosjen iu kthye bumerang opozitës

04/01/2025 18:01
nga:Genita C

Artan Abrashi i VV’së ka reaguar pas publikimit të bisedave të brendshme të Kryesisë së LDK-së, ku flitet për një “skemë të organizuar kriminale” në lidhje me votat me postë të diasporës.

Ai për GazetaBlic ka thënë se këto biseda i kanë vërtetuar dyshimet e VV-së si të sakta.

Abrashi theksoi se komploti ndërpartiak për të dëmtuar Vetëvendosje iu kthye bumerang opozitës, duke dëmtuar jo vetëm veten e tyre, por edhe procesin zgjedhor në përgjithësi.

Sipas tij, këto biseda treguan se ankesat e VV-së në PZAP dhe Gjykatën Supreme ishin të bazuara, por institucionet e drejtësisë i rrëzuan ato pa asnjë arsye të qëndrueshme, duke u rreshtuar me agjendën politike të opozitës.

“I vërtetuan dyshimet tona si të sakta. Komploti ndërpartiak për ta dëmtuar Vetëvendosjen iu kthye bumerang opozitës, duke e dëmtuar veten e tyre dhe procesin zgjedhor në përgjithësi. Po ashtu, këto biseda treguan se ankesat tona në PZAP dhe Gjykatën Supreme ishin të bazuara. Por institucionet e drejtësisë, pa asnjë arsye të qëndrueshme, i rrëzuan ato, duke u rreshtuar kështu me agjendën politike opozitare. Kredibiliteti i procesit zgjedhor në Kosovë është dëmtuar tej mase. Prokuroria duhet të veprojë sipas ligjit”, tha Abrashi për GazetaBlic.