Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, në të cilin prin Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me mbi 390.000 vota apo 42.30 për qind.
E dyta ka dalë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 190.000 vota, apo 20.95 për qind, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me mbi 170.000 mijë vota, apo 18.27 për qind.
Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Social-demokrate me mbi 66.000 vota apo 7.06 për qind.
Asnjëra nga subjektet politike nuk ka marrë votat e nevojshme për t’a formuar e vetme Qeverinë.
Edhe pse Kryeministri Kurti i cili njëkohësisht është edhe kryetar i LVV-së, pati deklaruar javë më parë, se presin rezultatet përfundimtare për të filluar me procedurën e formimit të institucioneve, ende nuk ka asgjë konkrete.
Por profesori universitar nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, është shprehur i bindur se Lëvizja Vetëvendosje e fomron Qeverinë e re.
“Qeverinë e formon Lëvizja Vetëvendosje.Nuk ndodhë e kundërta” tha Spahiu në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


