Lajme

Bajqinovci ndaj LDK-së: Votat me postë janë manipuluar nga ju, këtë po e pranojnë edhe deputetët tuaj!

03/19/2025 18:20
nga:Genita C

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka akuzuar LDK-në për manipulim të rezultateve të zgjedhjeve, duke veçuar votat me postë nga mërgata, raporton GazetaBlic.

Ai për GazetaBlic tha se këto vota janë manipuluar nga LDK-ja dhe se vetë deputetët e kësaj partie e kanë pranuar këtë fakt.

Bajqinovci theksoi se ka pasur akuza për vjedhje votash brenda LDK-së, ndërsa ka përmendur edhe ankesa të publikuara në media lidhur me këtë çështje.

“LDK ka manipuluar me rezultat, votat me postë në mërgatë shihet se si janë manipuluar nga LDK-ja. Se a janë manipuluar votat e thonë edhe vet deputetët e LDK-së. Akuza për vjedhje votash mes deputetëve të LDK-së dhe ankesa kemi lexuar ne media”, tha Bajqinovci për GazetaBlic.

Arbnor Sadiku: Topi është te LVV, le të shohim nëse ka vullnet për Qeveri të pakicës