Lajme

Qytetarë të shumtë për homazhe në Skenderaj

03/18/2025 11:58
nga:Sh R

Homazhet për të ndjerin Haxhi Thaçi- babain e ish presidentit Thaçi po vazhdojnë.

Një numër i madh i qytetarëve po marrin pjesë, që nga orët e hershme të mëngjesit ,duke përfshirë dhe figura politike.

Ceremonia po zhvillohet në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

Ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 15:00 në Burojë të Skenderajt.