Pas numërimit të votave nga vendvotimet e rregullta, votave të diasporës dhe rreth 80% të votave me kusht, janë publikuar rezultatet e kandidateve për kryeministër nga partitë politike në zgjedhjet e fundit, raporton GazetaBlic.
Albin Kurti, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ka arritur një mbështetje të jashtëzakonshme me 334,315 vota, duke shënuar një rezultat dominues.
Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK) ka marrë 171,911 vota, ndërsa Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka arritur 145,366 vota.
Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma ka marrë 44,629 vota.
Del lista: Haliti, Berisha, Beqaj, Kastrati e Haxhiu mbesin jashtë Kuvendit të Kosovës
Daut Haradinaj, kandidati për deputet më i votuar nga koalicioni AAK-NISMA me 26,229 vota


