Lajme

Voton Konjufca: Në demokraci fjala kryesore është e popullit

02/09/2025 14:17
nga:G B

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar.

Së bashku me gruan e tij Ermirën, Konjufca votoi në Fakultetin Teknik në Prishtinë.

“Së bashku me gruan time të dashur, Emirën, sot dolëm dhe votuam. Në demokraci fjala kryesore është e popullit. E që zëri të jetë i qartë dhe i lartë, dilni sa më shumë, dilni të gjithë”, shkroi Konjufca në Facebook.