Lajme

Pengjet izraelite në gjendje të rënduar shëndetësore, Netanyahu: Monstrat terroriste do ta paguajnë shtrenjtë

02/09/2025 08:49
nga:Y I

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu bëri një deklaratë të fortë pas lirimit të tre pengjeve nga Hamasi.

Në një video-mesazh që zyra e tij postoi në X, kryeministri izraelit mirëpriti lirimin e Eli Sharabi, Ohad Ben Ami dhe Or Levy, por u zotua të shkatërrojë Hamasin.

Deklarata erdhi pasi dukej se pengjet nuk ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe skenës ku Hamasi i detyronte ata të flisnin në ceremoninë e dorëzimit. Pamjet shkaktuan zemërim në Izrael, ndërkohë që 183 të burgosur palestinezë u liruan si pjesë e shkëmbimit.