Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, ka shprehur falënderime për mikpritjen e ngrohtë që mori në qytetin e Prizrenit, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se fitorja është shumë afër dhe u bëri thirrje qytetarëve të besojnë dhe kontribuojnë për një Kosovë më të mirë, duke votuar për numrin 131.
Hamza siguroi se do të jetë kryeministër i çdo qytetari dhe për çdo qytetar, në të gjithë Kosovën.
Postimi i plotë:
Mikpritje e ngrohtë në qytetin e bukur të Prizrenit.
Edhe pak ditë na ndajnë nga fitorja jonë. Mezi po presim ta dëshmojmë që Kosova mundet ma mirë.
Besoni në këtë. Kontribuoni për këtë. Votoni për numrin 131.
Unë do të jem kryeministër i çdo qytetari dhe për çdo qytetar, në çdo anë të Kosovës! #PDK131


