Lajme

Gashi: “Takim frymëzues me familjet Shalaku, Krasniqi dhe Mustafa, mbështetje e madhe për ndryshimin”

02/05/2025 23:11
nga:Genita C

Kandidati i LDK-së për deputet, Xhafer Gashi, u mirëprit ngrohtësisht nga familjet Shalaku në Dardhishtë dhe Krasniqi e Mustafa në Obiliq. Gjatë takimeve, ai ka ndarë biseda të thella për të ardhmen dhe zhvillimin e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Gashi e theksoi se mbështetja e këtyre familjeve është një dëshmi e besimit të qytetarëve në vizionin e LDK-së dhe nevojën për ndryshimin që është i domosdoshëm për vendin.

Ai falënderoi familjet për mikpritjen dhe përkrahjen e sinqertë dhe theksoi se, së bashku me qytetarët, do të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për Kosovën.

Gashi është i bindur se vetëm me përkushtim dhe vullnet, fitorja e 9 shkurtit do të realizohet.